Ballina

Osmani takoi kryeministrin e Irlandës, Simon Harris

By GAZETA SCANNER 1

July 20, 2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar Kryeministrin e Irlandës, Simon Harris, raporton Scanner.

Presidentja Osmani ka thënë se rritja e dukshme e takimeve, vizitave zyrtare dhe shkëmbimeve midis Kosovës dhe Irlandës është një shenjë e qartë e marrëdhënieve tona të ngushta dhe të mira.

“Në Samitin e EPC-së, në takimin me Kryeministrin Simon Harris, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Irlandës për rrugëtimin tonë euroatlantik, ndërsa konfirmuam gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale”, ka theksuar Presidentja.