Botë

Osmani takoi kryeministrin belg: Diskutuan rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

By GAZETA SCANNER 1

July 19, 2024

Presidentja Osmani takoi Kryeministrin belg Alexander de Croo: Diskutuan rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me Kryeministrin belg Alexander de Croo.

Presidentja Osmani  e ka falënderuar Kryeministrin Alexander de Croo për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.