Lajmest-slider

Osmani takohet me zyrtarë të lartë gjermanë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka bërë me dije se në kuadër të vizitës në Berlin është takuar me zyrtarë gjermanë me të cilët ka biseduar për raportet Kosovë-Gjermani.

“Konsultime e takime të vazhdueshme këto ditë në Berlin, me deputetë të Bundestag-ut, përfaqësues të CDU, me përfaqesues te Kancelarisë e MPJ-së gjermane dhe përfaqësues të shoqerise civile. Diskutime të frytshme me deputetët Peter Beyer, Christian Schmidt, Volkmar Klein e Karl Lammers; me zyrtarët e zyrës së Kancelares, Matthias Luttenberg e Alexander Jung; me Sekretarin për Marrëdhenie me Jashtë të CDU-së, Bertil Wegner dhe Këshilltarin për Marredhenie me jashtë të CDU/CSU, Hans Joachim Falenski”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1526572167505042&id=165237913638481&sfnsn=mo