Ballina

Osmani takohet me Rohden, bisedojnë për zhvillimet e fundit në vend dhe dialogun

By GAZETA SCANNER 1

November 22, 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jorn Rohde.

Sipas njoftimit të presidencës, Osmani me ambasadorin Rohde, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për dialogun me Serbinë.

“Presidentja Osmani nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për procesin e dialogut të përqendruar në njohjen e ndërsjellë, përkushtimin për paqe, siguri dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës”, thekson njoftimi.