Lajme

Osmani takohet me presidentin e Bullgarisë: Diskutuam për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO

By GAZETA SCANNER 1

July 20, 2024

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në kuadër të Samitit në Mbretërinë e Bashkuar.

Osmani ka thënë se me Radev ka folur për rëndësinë e e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Gjatë takimit tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e falënderova Presidentin bullgar Rumen Radev për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Diskutuam raportet tona të shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.