Ballina

Osmani takohet me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së, bisedojnë për Ligjin për pagën minimale

By GAZETA SCANNER 1

July 18, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka pritur në takim përfaqësuesit e OVL të UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tregoi se do të bisedojnë në lidhje me Ligjin për pagën minimale, në të cilën nuk janë përfshirë veteranët.

Gjatë javës së kaluar u votua ky projektligj në Kuvendin e Kosovës, me shumicë votash. Në lidhje me këtë kishte dhe një protestë të thirrur nga veteranët dhe disa parti politike gjatë së shtunës së kaluar.