Ballina

Osmani takohet me kongresistin Torres: Mirënjohës për mbështetjen ndaj Kosovës

By GAZETA SCANNER 1

October 21, 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York është takuar me Kongresistin Ritchie Torres.

Osmani tha se me Torres kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

“Mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara. Faleminderit mërgatës sonë për organizimin dhe që vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance. ”, ka shkruar Osmani në Facebook.