Lajme

Osmani takohet me emisarin e Sllovenisë, temë kryesore dialogu

By GAZETA SCANNER 1

July 04, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, dialogun me Serbinë si dhe për raportet bilaterale Kosovë-Slloveni.

Presidentja Osmani ritheksoi se Sllovenia është mike dhe aleate e fuqishme e Kosovës, ndaj i shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, ka njoftuar zyra e presidencës.

Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes sllovene për anëtarësim në BE, NATO, sikurse edhe në organizata ndërkombëtare.