Lajme

Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, flasin edhe për dialogun me Serbinë

By GAZETA SCANNER 1

July 01, 2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffery Hovenier. Osmani me ambasadorin, sipas njoftimit të presidencës, kanë diskutuar për zhvillimen e fundit në vend, përfshirë dialogun me Serbinë. Por aty u disktutua edhe për 4 korrikun, ditën e pavarësisë së ShBA-ve.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun me Serbinë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e largimit të masave për të krijuar një situatë të barabartë në tryezën e dialogut.

Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për koordinimin e agjendës ndërkombëtare të Presidentes Osmani.

Në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, Presidentja përcolli urimet më të mira për popullin amerikan, duke rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e vazhdueshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara.