st-slider

Osmani: Takimi ishte rastësi

Kandidatja e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit,Vjosa Osmani, ka reaguar sot ndaj raportimeve të mediave për regjistrimin si deputete, në të njëjtën kohë me Albin Kurtin e VV.

“Po e shoh që media të caktuara po tentojnë që regjistrimin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës ta përkthejnë si mesazh politik.
Po e sqaroj që nuk ishte mesazh politik por thjeshtë një koincidencë. Unë kam shkuar të regjistrohem në kohën që më është sugjeruar nga administrata e Kuvendit meqë më herët isha jashtë vendit. Pra ishte çështje administrative e jo politike”, shkruan ajo në profilin e saj në FB.

Sipas Osmanit, mesazhet politike për partinë time unë i bëjë të qarta përbrenda organeve tona vendimmarrëse dhe as nëpërmjet fotografive e as në mënyrë të tërthortë. Qëndrimet tona politike janë ndërtuar me përkrahjen unanime të organeve të LDK-së.

Ndryshe, Osmani nuk ka arritur të fitojë garen si kryeministre, ngaqë partia e saj doli e dyta në këto zgjedhje!