Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim shefen e re të UNICEF-it për Kosovë, Veronika Vashchenko.
Zyra e Presidencës njofton se Osmani e përgëzoi shefen e re për detyrën, duke uruar vazhdimin e bashkëpunimit konstruktiv.
Në takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit për të përmirësuar zhvillimin e fëmijëve në Kosovë, në veçanti u diskutua edhe për projekte në përkrahje të edukimit të hershëm të fëmijëve, dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.
“Gjatë takimit, në veçanti u diskutua për projekte në përkrahje të edukimit të hershëm të fëmijëve, mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike në shëndetin e fëmijëve”, njofton Zyra Presidencës.