Ballina

Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, ja çfarë biseduan

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Siç njofton Presidenca, në takim është diskutuar për zhvillimet në vend, sikurse edhe për reformën në sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu, gjatë takimit janë shqyrtuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimin bilateral në fushën e arsimit.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA-të, duke falënderuar ambasadorin Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit amerikan.