Lajme

Osmani pret sot në takim ministrin hungarez

By GAZETA SCANNER

December 10, 2024

Ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai sot do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Takimi pritet të zhvillohet në orën 10:45.

Ministri hungarez gjatë qëndrimit në Kosovës, të hënën është pritur në takim edhe nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.