Lajme

Osmani pret në takim Hovenierin, flasin për zbatimin e Marrëveshjes së Bratislavës

By GAZETA SCANNER 1

August 03, 2023

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier.

Këta të dy kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend me fokus në punën që po bëhet për të zbatuar atë se çfarë është dakorduar në Bratisllavë.

‘’Presidentja Osmani theksoi se kërcënimet nga Serbia dhe grupet e saj kriminale ndaj policëve të Kosovës që i takojnë komuniteteve joshumicë, kanë për qëllim t’i dekurajojnë komunitetet në Kosovë nga pjesëmarrja në jetën institucionale publike. Prandaj, Presidentja Osmani ritheksoi se këto veprime duhet të dënohen nga të gjithë’’, u tha në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu është bërë e ditur se në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve, me ç’rast u vlerësuan projektet e përbashkëta që kontribuojnë në thellimin e këtyre raporteve.

Në takim u theksua edhe nevoja për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në këtë drejtim