Ballina

Osmani për moscertifikimin e Listës Serbe: Ata u angazhuan kundër rendit Kushtetues të Kosovës

By GAZETA SCANNER

December 24, 2024

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Ajo për Klankosova.tv deklaroi se nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur.

“Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, u shpreh e para e vendit.