Lajme

Osmani pas takimit me Lindita Nikolla: Integrimi euroatlantik, synim i përbashkët i të dy vendeve

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2023

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani gjatë vizitës në Shqipëri është takuar me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Shqipërisë.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet organeve legjislative të të dy shteteve si dhe shkëmbimit të përvojave e kapaciteteve.

“Sipas Presidentes Osmani, diplomacia parlamentare ka rol jetik në promovimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani dhe kryeparlamentarja Nikolla, diskutuan edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet organeve legjislative të të dy shteteve si dhe shkëmbimit të përvojave e kapaciteteve. Sipas Presidentes Osmani, ekziston përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë, duke rritur koordinimin dhe bashkërendimin në fushën e politikës së jashtme”, thuhet në njoftim.

Tutje Osmani ka theksuar se integrimi euroatlantik është synimi i përbashkët i të dy vendeve.

“ Në këtë kontekst, Presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të pëkrahjes së delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës për përfundimin me sukses të trajtimit të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.Presidentja Osmani më tej ka theksuar se integrimi euroatlantik është synimi i përbashkët i të dy vendeve”, thuhet në njoftimin nga Presidenca.