Ballina

Osmani pas atentatit ndaj Ficos: Kërcënim i vlerave evropiane

By GAZETA SCANNER 1

May 15, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas atentatit të sotëm ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico. Ajo i uroi shërim të shpejtë Ficos përmes një reagimi në platformën ‘X’.

Ne i dënojmë fuqishëm këto veprime të dhunshme që i kërcënojnë vlerat evropiane”, ka shkruar tutje Osmani.

Ministria e Brendshme sllovake konfirmoi të mërkurën se ka ndodhur një atentat për vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Autoritetet sllovake thanë se Fico është në rrezik për jetë si pasojë e plagëve, dhe se ai u dërgua me helikopter në spitalin e qytetit Banska Bistrica.