Lajme

Osmani në ShBA takohet me artistin Petrit Halilaj

By GAZETA SCANNER 1

September 20, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku atje ka takuar artisin, Petrit Halilaj.

Osmani është shprehur se ka qenë kënaqësi ta takoj artisti Halilaj, duke bërë të ditur se ka vizituar edhe ekspozitën me titullin “Abetare”, në një ndër muzetë më prestigjiozë në botë, Metropolitan Museum of Art në New York.

Kënaqësi e veçantë ta takoj artistin tonë Petrit Halilaj dhe ta vizitoj ekspozitën me titullin “Abetare”, në një ndër muzetë më prestigjiozë në botë, Metropolitan Museum of Art në New York. Ekspozita e Petritit është një pjesë e historisë sonë të dhimbshme që na kujton kohën e robërisë, qëndrueshmërisë dhe triumfit.” – ka shkruar Osmani.