Lajme

Osmani në prani të Ursula von der Leyenit: Koha e fundit që masat e padrejta të largohen

By GAZETA SCANNER 1

October 26, 2024

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka mbajtur një konferencë të përbashkët me Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, e cila po qendron në Prishtinë.

Në konferencë, Osmani ka kërkuar që të hiqen masata e BE-së ndaj Kosovës, të cilat i ka konsideruar si të padrejta.

Tutje, Osmani ka konsideruar se këto masa po i dëmtojnë qytetarët e Kosovës.

“Kosova po respekton shtetet tjera të rajonit, po avancon në sundim të ligjit, ka sistemin më të avancuar kushtetutes në gjithë kontinentin sa i përket të drejtave të pakicave. Sot kemi nevojë që BE t’i vlerësojë dhe t’i njoh këto arritje, rrjedhimisht është koha e fundit që masat e padrejta të largohen përfundimisht. Përveç të padrejta, këto masa po dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarët e Kosovës pa dallim dhe kanë dëmtuar edhe vetë procesin e dialogut, duke e bërë të pabalancuar, të pabarabartë dhe pa kredibilitet. Heqja e masave është reflektim i nevojave të të gjithë qytetarëve, komunitetit biznesor, dhe përgjigje ndaj plotësimit të parakueshteve që vetë BE i kishte vënë në raport me Kosovën sa i përket këtyre masave” – tha Osmani.