Lajme

Osmani ndan pamje nga bashkëbisedimi me Clinton në Bullgari

By GAZETA SCANNER 1

May 18, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë pamje nga një bashkëbisedim me ish-sekretaren Hillary Clinton gjatë qëndrimit në Bullgari.

Osmani ka thënë se atje kanë folur për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara.

“Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia.

Në një bashkëbisedim me Sekretaren Clinton sot, e falënderova atë personalisht, Presidentin Clinton dhe të gjithë popullin amerikan që na ndihmuan që sot t’i gëzojmë këto të drejta dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës.” – ka shkruar ajo.