Foto: AP

Lajme

Osmani merr pjesë në Samitin III për Diasporën në Tiranë

By GAZETA SCANNER 1

November 23, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, me ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III për Diasporë, raporton Scanner.

Në këtë Samit, pritet të marrin pjesë liderë institucionesh, partish politike, studiues dhe historian nga gjithë hapësira shqiptare, duke përfshirë edhe përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh.

Presidentja Osmani në Samitin III për Diasporën, do t`i adresohet të pranishmëve me një fjalim.

Samiti III për Diasporën do t`i zhvillojë punimet më 22-23 nëntor.