Lajme

Osmani me zyrtarin e lartë të NATO-s: Folëm në veçanti për forcimin e sigurisë

By GAZETA SCANNER 1

November 24, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit zyrtar në Kanada ku po përfaqëson vendin në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada, ka takuar Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge, me të cilin njoftoi se kanë biseduar për çështje sigurie.

Bashkë me Osmanin ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, shkroi Osmani në Facebook.