Lajme

Osmani, Maqedonci dhe Jashari pjesë e Forumit të Sigurisë në Kanada

By GAZETA SCANNER 1

November 23, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje njoftoi se ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Por, përveç saj, nga Kosova në këtë forum pjesëmarrës do të jenë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.