Presidentja e Kosovës i është bashkuar një peticioni ku kërkohet nga gjiganti “Google” që ta pranojë Kosovën.
Peticioni është nisur nga aplikacioni dua.com dhe Osmani ka kërkuar që të nënshkruhet ky peticion.
”Gëzuar për t’u bashkuar dua.com iniciativa e thirrjes @Google të përfshijë Kosovën në të gjitha shërbimet e saj. Një vendim i vonuar prej kohësh. Një ndryshim i vogël për një hap gjigant në barazi, aksesueshmëri dhe përfshirje. #ShtoKosovotoGoogle”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Komuniteti i teknologjisë në Kosovë shpesh herë janë ankuar se për shkak se Kosova nuk njihet nga të gjitha kompanitë teknologjike shpesh herë hasin në probleme gjatë procesit të punës.