Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se është çështje orësh heqja e barrikadave në veri të Kosovës.
Ajo tha se kjo nuk mund të zgjatë më shumë. Sipas saj, nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë institucionet e Kosovës do të veprojnë për heqjen e tyre.
“Unë jam e bindur se është çështje orësh heqja e barrikadave dhe nëse nuk largohen përfundimisht duhet të ketë veprim të menjëhershëm por të dakorduar të Kosovës së bashku me institucionet ndërkombëtare të sigurisë”, u shpreh ajo në Rubikon.
Komandantja supreme e FSK-së theksoi se duhet të mbahet siguria dhe lëvizja e lirë në pjesën veriore dhe se nuk është thjeshtë ‘çështje e barrikadave’.
“Barrikadat nuk do të jenë në tavolinë të diskutimit. Barrikadat janë me bekim të Vuçiqit dhe bandave kriminale”.