Presidentja e vendit Vjosa Osmani, ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun kroat Zoran Milanoviq.
Osmani, tregoi se e ka informuar presidentin kroat për zhvillimet e fundit në Kosovë.
“E informova atë për zhvillimet në Kosovë dhe e falënderova Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme si një kontribues i rëndësishëm në stabilitetin rajonal dhe për mbështetjen e fuqishme për Kosovën në skenën ndërkombëtare”, shkroi Osmani në Twitter.