Lajme

Osmani drekon me ambasadorët, diskuton për përshpejtimin e integrimit të Kosovës në BE

By GAZETA SCANNER 1

November 18, 2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot drekoi me Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet fqinje.

Kjo drekë pune u organizua nga presidenca hungareze.

“Sot në drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje, nën organizimin e presidencës hungareze, në diskutim rreth hapave tutje për ta përshpejtuar integrimin e vendit tonë drejt BE-së”, ka shkruar Osmani.