Lajme

Osmani: Do të kërkoj ndihmën e aleatëve që t’i luftojnë grupet kriminale në veri

By GAZETA SCANNER 1

June 01, 2023

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, në Samitin e Liderëve Evropian në Moldavi ka thënë se është aty për të kërkuar përkrahje të partnerëve për t’i luftuar tendencat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për destabilizim të Kosovës.

“Serbia  vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë. Unë jam këtu për të kërkuar përkrahje të partnerëve  për t’i luftuar këto tendencave dhe të parandalohet ndikimi i këtyre…Vuçiqi është i interesuar që nga bandat kriminale të destabilizojë, s’duhet të lejohet një gjë e tillë… Kam takime me të gjithë liderët që marrin pjesë në këtë samit. Është me rëndësi që të kërkojmë përkrahjen…dhe të ecim në Këshill të Evropës, por edhe të shpjegojmë se çka po ngjan në veri. Po ashtu, do të kërkoj ndihmën e tyre që t’i luftojnë grupet kriminale në veri që po destabilizojnë vendin tonë”, tha ajo

Tutje Osmani theksoi se koordinimi i Kosovës me aleatë ndërkombëtarë është kyq në mënyrë që siç tha ajo, të shtensionohet situata në veri të vendit.

“Vuciqi është i interesuar që përmes bandave të tij kriminale ta destabilizojë vendin tonë nuk duhet asesi të lejojmë një gjë të tillë prandaj koordinimi me aleatët tanë të cilët kanë qëndruar pranë nesh përgjatë kohëve më të vështira, por edhe përgjatë sukseseve tona është kyq në mënyrë që të arrijmë bashkarisht të shtensionohet situata, por edhe që të shtyejmë përpara ide propozime të cilat kontribojnë për paqe dhe stabilitet “, tha ajo.