Lajme

Osmani dhe Kurti solidarizohen me popullin e Bosnjës: Kosova është me ju

By GAZETA SCANNER 1

October 04, 2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë reaguar pas përmbytjeve vdekjeprurëse që prekën Bosnje dhe Hercegovinën këtë të premte.

Presidentja Osmani tha se populli i Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës, teksa shprehu gatishmërinë për çdo ndihmë të nevojshme.

Populli i Republikës së Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme.” – ka thënë ajo.

Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova qëndron me Bosnjë dhe Hercegovinën në këto kohë të vështira, teksa i shprehu gatishmërinë për ndihmë.

Në emër të popullit të Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve dhe komuniteteve të prekura nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë. Ne jemi me ju në këto kohë të vështira dhe jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi. Republika e Kosovës është me ju.” – ka shkruar Kurti në Twitter.