Lajmest-slider

Osmani del me apel për qytetarët: Beteja me COVID-19 nuk ka përfunduar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sonte vonë ka apeluar tek qytetarët e vendit që të kenë kujdes me respektimin e masave kundër COVID-19, pasi që, sipas saj, beteja me këtë virus ende nuk ka përfunduar.

Osmani ka shkruar në Facebook se muajt e fundit është rritur rreziku, pasi që numrat e të infektuarve janë rritur.

“Beteja jonë me COVID-19 nuk ka përfunduar dhe këta muaj rritet rreziku siç po dëshmohet me rritjen e numrave të të infektuarve. Por, siç kam theksuar gjithmonë, prapa secilit nga këta numra qëndron një histori, një familje, dhimbje e frikë, përballje me shumë sfida. Prandaj, kujdesi ynë ndaj shëndetit tani është edhe më i rëndësishëm. Dhimbja jonë mund të rritet ditë pas dite, ashtu siç po rriten numrat, në qoftë se nuk tregojmë kujdes të shtuar”, ka shkruar ai.

Në këtë kuadër, ajo ka kërkuar që masat kryesore, maska, higjiena e fistanca të respektohen edhe atëherë kur ndihemi të lodhur nga kjo që po ndodhë.

Postimi i plotë:

Beteja jonë me COVID-19 nuk ka përfunduar dhe këta muaj rritet rreziku siç po dëshmohet me rritjen e numrave të të infektuarve. Por, siç kam theksuar gjithmonë, prapa secilit nga këta numra qëndron një histori, një familje, dhimbje e frikë, përballje me shumë sfida. Prandaj, kujdesi ynë ndaj shëndetit tani është edhe më i rëndësishëm. Dhimbja jonë mund të rritet ditë pas dite, ashtu siç po rriten numrat, në qoftë se nuk tregojmë kujdes të shtuar.

Pra, ta mbajmë maskën, higjienën e distancën fizike edhe atëherë kur ndihemi të lodhur nga e gjithë kjo që po ndodhë, e edhe atëherë kur na mungojnë përqafimet e më të dashurve.

COVID-19 është kudo përreth nesh. Kemi nevojë të mobilizohemi me një zë që ta zvogëlojmë dhimbjen, t’i zvogëlojmë vuajtjet dhe ta rrisim shpresën!

Beteja jonë me COVID-19 nuk ka përfunduar dhe këta muaj rritet rreziku siç po dëshmohet me rritjen e numrave të të…

Geplaatst door Vjosa R. Osmani op Zaterdag 17 oktober 2020