Lajme

Osmani arsyeton veprimet e qeverisë: Kosova nuk i ka thënë “jo” gazit amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar se Kosova nuk e ka refuzuar projektin amerikan për gazin.

Sipas saj, janë tri komponente në lidhje me raportet ne SHBA-të.

“Janë tri kompononte kryesore të konfirmuara nga MCC dhe nga Ambasada Amerikane. E para, të ruhen raportet me SHBA-të. E dyta të vazhdohet bashkëpunimi me MCC. Dhe e tretë, Kosova sa i përket investimeve në energji i ka sytë kah Amerika”, ka theksuar ajo.

Osmani ka theksuar se Kosova i ka sytë kah Amerika sa i përket gazit.

“Askush nuk e ka refuzuar projektin për gazin. Ne jemi me Amerikën”, tha ajo në Kanal10.

Sipas Osmanit, vitin e ardhshëm sërish do të diskutohet për projektin e gazit.