Ballina

Osmani: Anëtarësimi në BE rrugë e gjatë, por e vetmja për Kosovën

By GAZETA SCANNER 1

August 27, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është një nga tiparet që e bënë Evropën e guximshme, e cila është edhe tema e sivjetme e Forumit Evropian Alpbach, në Austri, në të cilin po merr pjesë edhe Osmani.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe unifikimi në luftimin e autokracive e tiranive, janë tiparet që e bëjnë një Evropë të guximshme”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka thënë se integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën.

“Pavarësisht se është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën.Familja euro-atlantike është familja jonë!”, ka shkruar ajo