Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, pritet të largohet nga ky klub gjatë verës.
Këtë duket se e ka pranuar tërthorazi edhe trajneri i ri i klubit, Antonio Conte.
“Jam në dijeni për situatën e tij. E di që ka një marrëveshje mes klubit dhe tij, prandaj dallon ky rast nga të tjerët”, ka thënë Conte.
“Pa një pakt midis Viktorit dhe Napolit mbi të ardhmen e tij, dhe e kam pranuar këtë”.