Sport

Osimhen drejt Parisit, “gjigantët” e Ligue 1 gati të paguajnë klauzolën e nigerianit

By GAZETA SCANNER 1

April 12, 2024

Pas një tjetër sezoni fantastik, te “Blutë” e Napoli, “bomberi” nigerian, Victor Osimhen duket se do t’i japë fund “aventurës” së tij italiane, teksa gjatë merkatos së verës 25-vjeçari mund t’i japë lamtumirën “Maradona Stadium”, me një sërë “gjigantësh” të futbollit evropian, që janë të gatshëm të zbrasin arkat e tyre.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain janë vënë prej kohësh pas sulmuesit nigerian, i cili sipas pikëpamjes së “Parisienëve” duhet të zëvendësojë Kylian Mbappe, me francezin që pritet të largohet në drejtim të Spanjës, e më konkretisht te “Galaktikët” e Real Madrid, që e kërkojnë prej vitesh.

Sa i përket formulës së blerjes, klubi francez është gati të paguajë të gjithë shumën e klauzolës së lirimit të sulmuesit, vlerësuar në rreth 120 milionë euro, ndërsa në aspektin personal, kampionët në fuqi të Ligue 1 janë gati t’i ofrojnë një kontratë 4-vjeçare dhe një pagë prej 13 milionë euro në sezon nigerianit.