Rrugët e Victor Osimhen dhe Napolit duket se do të ndahen, me trajnerin Antonio Conte i cili nuk e grumbulloi nigerianin në miqësoren kundër Granadës.
Gazetari njohur sportiv, Fabrizio Romano thotë se palët po diskutojnë që të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që sulmuesi të largohet nga napoletanët.
Trajneri Conte dëshiron Romelu Lukakun në krye të sulmit.
“Victor Osimhen nuk u grumbullua me Napolin në ndeshjen miqësore kundër Girona! Napoli dhe kampi i Osimhenit vazhdojnë të punojnë për zgjidhjet që Victor të largohet… pasi të dyja palët planifikojnë të ndahen. Antonio Conte dëshiron vetëm Romelu Lukakun si sulmues të ri”, shkruan Romano në Facebook.