Bojkoti i mazhorancës ua dështoi tentativën e parë për seancën e jashtëzakonshme për libra.
Debatin për këtë, partitë jo në pushtet mund ta realizojnë këtë të enjte, kur pritet të arrihet numri prej 61 deputetëve, vetëm pasi pozita u zotua të marrë pjesë.
Por, kërkesën për plotësimin e kuorumit për seanca jo të rregullta si kjo, po e cilëson të padrejtë opozita. Në PDK thonë se mbajtja e tyre, s’varet nga pjesëmarrja e pushtetit.
Kjo i penalizoi edhe në debate parlamentare, njofton Klan Kosova.
Problematikë për këtë po shihet neni 61 i rregullores së re të Kuvendit, që thotë se kuorumi plotësohet me pjesëmarrjen e më shumë se gjysmës së deputetëve.
Një monitorues i punës së parlamentit, thotë se kjo s’duhet të vlejë në krejt rastet, andaj, e sheh të nevojshme që të ndërhyhet në të.