Lajmest-slider

Opozita, plani B i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë sot, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj partie, se Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që të arrijë një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, por nëse nuk ka mirëbesim LDK është e gatshme të shkojë edhe në opozitë.

“KD ështëi bindur që LDK në këtë marrëveshje duhet të vlerësohet karshi përkrahjes që e ka marrë nga qytetarët, qoftë në ndarje të përgjegjësive qoftë në ndarjen e programit”, ka thënë Mustafa..

I pyetur se a do të vazhdojnë takimet, ai ka thënë se “ne do të vazhdojmë t’i përgjigjemi ftesës për takimet e ardhshme, nëse do të ketë vullnet politik, besim, respekt reciprok”.

Sipas tij, ky koalicion nuk duhet të shihet si koalicion i rivalit, por si koalicion i mirëbesimit dhe i partneritetit.

Mustafa ka treguar se është takuar me ambasadorët e Quint-it dhe ka kërkuar përkrahje, por, sipas tij,  nga ata nuk ka pasur kërkesa eksplicite, por dëshirë e tyre është që të krijohet sa më shpejtë Qeveria.

Mustafa ka thënë se LDK ka qenë e gatshme që për postin e Presidentit, VV  t’i ofrojë një ministri, por që VV nuk ka gatishmëri që të pranojë.

“ Nëse LVV nuk pranon që posti i Presidenit të jetë pjesë e marrëveshjes, plani jonë B është që  të shkojmë në opozitë”, ka thënë i qartë lideri i LDK-së, duke shtuar se asnjëherë nuk është diskutuar për emra të përveçëm as për President, as për ministra ose pozita tjera.

Ndryshe, që pas përfundimit të zgjedhjeve, VV dhe LDK, kanë diskutuar për një qeverisje të përbashkët, po deri më tani ende nuk  është arrit.  Problem kryesor është posti i Presidentit që e kërkon LDK, derisa VV deri më tani ka hezituar ta jap!