Lajme

“Opozita ka hy “all in”, po tregon frikë” – Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje për sulmet ndaj pushtetit

By GAZETA SCANNER

November 20, 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se opozita ka hyrë ‘all in’ për zgjedhjet e 9 shkurtit,e që sipas tij, kjo tregon frikën e tyre.

Abrashi në emisonin ‘Pressing’ në T7 thotë se sulmet ndaj partisë në pushtet janë të tepruara.

“I kemi disa parti opozitare me aleatët e tyre që natyrshëm sa më afër kohës së zgjedhjeve mundohen të shkaktojnë situate, tema që iu konvenojnë atyre. E që dorën në zemër është e kuptueshmë nërrethana të një realitieti demokratik, por se a është pak si e teprume. Po, nuk është vetëm përshtypja ime por edhe e qytetarëve”.

Ai tha se këto sulme të opozitës ndaj partisë në pushtet po tregojnë frikën dhe panikën që kanë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Po ballafaqohemi me sulme të natyrës ku më tepër po tregojnë frikë të opozitës sesa ndrotje të pushtetit. Kan ëhy si all in, ksi lloj egërsire, brutaliteti, në një kohë 80 ditë larg zgjedhjeve, kjo po tregon se janë shumë në panik”, tha Abrashi.