Lajme

Operohet Edi Rama

By GAZETA SCANNER 1

October 03, 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama raportohet se është operuar sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sipas “Top Channel”, kryeministri shqiptar është operuar për hernien inguinale, një ndërhyrje e lehtë.

Gjnedja e tij shëndetësore, raportohet se është e mirë.

Ndërkohë, Edi Rama kohë më parë e kishte paralajmëruar operimin e tij.

“Mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale – që i kam mësuar edhe emrin – se kësaj diskales nuk i kërkoj mjek sepse punoj me forcat e mia, me stretch, me vetëpërmbajte përpara ushqimit që të mos rëndoj shumë mbi kolonën e lodhur nga basketbolli, po kësaj inguinales mesa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do vij prapë me shumë kënaqësi.” – kishte thënë ai.