Një aksion i madh është zhvilluar sot në Prishtinë, konkretisht në lagjen Emshir ku është arrestuar një person shumë i kërkuar.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se aksioni është zhvilluar nga njësitë e specializuara të policisë.
“Ju konfirmoj se sot në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht FAST-ILECU ka realizuar një operacion në mbeshtetje edhe të njësive speciale”, tha Hoxha.
Raportohet se personi i arrestuar është Arben Lamçe.
Lamçe është i kërkuar nga autoritetet shqiptare, konkretisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK.