Ekonomi

OPEC shkurton prodhimin e naftës krudo

Çmimi i naftës në bursat aziatike pësoi rënie këtë të premte në mëngjes, duke bërë kështu që nafta krudo amerikane të bie pas një vlere rekorde të arritur gjatë dy muajve të kaluar.

Nafta Brent amerikane ra për 21 cent, ose 0.3%, në 63,18 dollarë amerikan, ndërsa çmimi i naftës së West Texas Intermediate ra për 14 cent, ose 0.2%, në 58,29 dollarë për fuçi. Kjo rënie vjen vetëm një ditë pasi WTI arriti çmimin prej 59,12 dollarë për fuçi, çmimi më i lartë që nga fundi i shtatorit.

OPEC dhe aleatët, përfshirë Rusinë, një grup i njohur si OPEC+ – ranë dakord ta zvogëlojnë prodhimin e naftës për të shmangur furnizimin e tepërt të tregut në fillim të vitit të ardhshëm, si rezultat i stagnimit të zhvillimit ekonomik i ndikuar nga lufta tregtare SHBA- Kinë.  Marrëveshja, e cila duhet të ratifikohet sot në Vjenë, parasheh zvogëlimin e prodhimit të naftës për 500,000 fuqi në ditë, një shifër kjo që është mbi shkurtimet e mërhershme të OPEC prej 1,2 milion fuqi. Me këtë, OPEC faktikisht ka zvogëluar prodhimin global të naftës krudo për rreth 1,7%.