Lajme

OMNES vazhdon implementimin e projektit “Integrimi social i grupeve të margjinalizuara”

By GAZETA SCANNER 1

December 20, 2022

Organizata për Hulumtime Juridike dhe Sociale – “OMNES” është duke vazhduar implementimin e projektit: “Integrimi social i grupeve të margjinalizuara”.

Ky projekt është mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe realizohet nga organizata “OMNES”.

Në kuadër të këtij projekti, organizata “OMNES” ka publikuar një broshurë, e cila i referohet grupeve të margjinalizuara në vendin tonë.

Grupet e margjinalizuara në projektin e “OMNES” përfshihen personat me aftësi të kufizuar, grupet etnike dhe fetare si dhe komuniteti LGBTI.

“‘OMNES’ punon për të rritur pjesëmarrjen e këtyre grupeve në mënyrë që ata mund të kenë një zë në procesin politik dhe të arrijnë një nivel më të madh barazie, duke kuptuar se pjesëmarrja politike është një mjet themelor për adresimin e pabarazive dhe ekonomike që lidhen me margjinalizimin”, është thënë ndër të tjera në broshurën e publikuar nga “OMNES”.