Ballkani është bërë me drejtor sportiv, pas largimit të Nderim Nexhipit.
Omer Bunjaku është zyrtarizuar si drejtor sportiv te kampioni në fuqi i Kosovës. Bunjaku ka qenë i pranishëm edhe në stërvitjet e klubit ku është njoftuar për së afërmi me futbollistët e klubit.
Postimi i plotë nga FC Ballkani:
Të dashur tifozë, kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv.
Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar.
Mirë se vjen Omer Bunjaku!
32 vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në PlayOff-in e Konferencës së Evropës.
Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.