Sport

Olympiacosi mposht Fenerbahçen, Plzeni luan me gola me Fiorentinën

By GAZETA SCANNER 1

April 11, 2024

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para çerekfinale të Conference League, të luajtura të enjten.

Skuadra e Olympiacosit ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, pasi e ka mposhtur Fenerbahçen me rezultatin e ngushtë 3:2.

Konstantinos Fortounis (8’), Stevan Jovetiq (32’) e Chiquinho (57’) shënuan golat për ekipin grek, ndërsa për Fenerbahçen realizuan Dusan Tadiq (68’) nga penalltia dhe Irfan Cahveci (74’).

Ndërkohë, dueli tjetër mes Viktoria Plzenit dhe Fiorentinës ka përfunduar pa gola. Duelet e kthimit do të luhen javën e ardhshme.