Rozë

Olsa Muhameti tregon se kur do të nis Big Brother VIP Kosova3

By GAZETA SCANNER 1

September 29, 2024

Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova, ka folur rreth fillimit të sezonit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka thënë se njëri prej projekteve më të mëdha televizive në Kosovë, Big Brother VIP Kosova 3 pritet të fillojë në tetor të këtij viti.

“Jemi të kënaqur me kastin, kështu që jemi përgatitur për pak fillojmë siç Big-u i Kosovës ka bërë gjithmonë”.

“Ajo që është e sigurt është se do të fillojmë në fillim të tetorit edhe me herët se vitin e shkuar”, ka thënë Muhameti. /Klankosova.tv