Lajme

Olluri tallet me Berishajn: Prokuroria e ka mundu shumë, le të shkon te Ridi për darkë

By GAZETA SCANNER 1

March 29, 2024

Gazetari Parim Olluri është tallur me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili sot gjatë terë ditës është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se prokuroria e ka mbajtur gjatë ambasadorin e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Olluri ka ironizuar duke shkruar se Berishaj le të shkon për darkë në restorantin e Ridvan Muharremit, i cili është i dyshuar për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

“Kogja gjate e mbajten Martin Berishajn. E lodhen shume. Le te shkon me hanger nje darke te mire te restauranti i atij Ridvan Muharremit”, ka shkrua Olluri.