Lajme

Olluri përmend emrin e “oligarkut të ri” që po e krijon Albin Kurti

By GAZETA SCANNER 1

March 14, 2024

Në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës deputetët e opozitës kanë ngritur dyshime për tenderët njëburimorë në Ministrinë e Infrastrukturës të drejtuar nga Liburn Aliu.

Kjo temë po diskutohet të enjten në “Pressing” të T7.

Parim Olluri, gazetar, ka thënë se Qeveria Kurti është duke e krijuar “një oligark” të ri.

Ai tha se bëhet fjalë për Bujar Shabanin nga Kompania “Bageri”.

“Në Kuvend nuk ia përmendi Qeverisë askush pse është duke u krijuar një oligark i ri, siç ka preferu Vetëvendosja me i quajt kur ka qenë në opozitë. Që është Bujar Shabani i kompanisë “Bageri”, ka thënë Olluri.