Botë

Olaf Scholz rrëzohet gjatë stërvitjes, pëson dëmtime në fytyrë

By GAZETA SCANNER 1

September 03, 2023

Kancelari gjerman Olaf Scholz pësoi dëmtime të lehtë në fytyrë gjatë ditës së sotme, pasi u rrëzua gjatë një stërvitje.

“Kancelari pati një incident të vogël sportiv,” tha një zëdhënës i Scholtz për gazetën BILD.

Sipas gazetës, kancelari u rrëzua teksa ishte duke vrapuar.

Kancelaria njoftoi se ai ka anuluar vizitën e planifikuar për nesër në Hesse, ku do të shoqëronte ministren e Brendshme dhe kandidaten për kryeministre, Nancy Feser, në një aktivitet parazgjedhor.