Ekonomist-slider

OHTK kërkon që të hënën të hapen të gjitha sektoret, përfshirë edhe sallat e dasmave

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, kërkon nga Qeveria e Kosovës që të hënën të hapen të gjitha sektoret duke përfshirë edhe sallat e dasmave.

OHT në krye me Prof. Dr. Hysen Sogojeva, nënkryetarë z. Skender Thaçi, drejtor ekzekutiv z. Visar Demolli, udhëheqësi i departamentit të Estradës z. Afrim Muqiqi, udhëheqësi i departamentit të Sallave të Dasmave z. Driton Hoti, sot kanë mbajtur një takim me pronarë të sallave të dasmave nga e mbarë Kosova, raporton Gazeta Scanner.

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Prof. Dr. Hysen Sogojeva, në këtë takim tregoi edhe për takimet që kanë pasur ditë më parë me institucionet e Qeverisë së Kosovës, me ç’rast kanë kërkuar që të hapen sallat e dasmave, por për këtë ende nuk kanë marr përgjigje, mirëpo për momentin i’u është premtuar se mbajtja e ahengjeve do të lejohen në hapësira të hapura.

Në takimin e mbajtur me pronarët e sallave të dasmave, Sogojeva tha se do të jenë partnerë me Qeverinë për respektimin e masave, sepse për është duke u ndërtuar një plan se si gastronomia dhe hotelieria kanë për të punuar në momentin që të hapet kjo veprimtari, dhe atë çka e vendosim në manual duhet ta zbatojmë sepse do të jemi partnerë me Qeverinë.

Gjithashtu, para pronarëve të sallave të dasmave u theksuan edhe takimet që u realizuan sot me shefat e Grupeve Parlamentare, me të cilët janë ndarë të gjitha shqetësimet, dhe të gjitha grupet parlamentare dhanë fjalë që do të punojnë drejt asaj që sallat e dasmave të hapen, dhe të mos pengohet kjo veprimtari e asnjë tjetër.

Të gjithë të pranishmit ishin të një mendimi që nuk do të pranojnë standarde të dyfishta prandaj kërkohet që të hapen të gjitha sektoret, dhe të fillojnë punën.

Kërkesa e vetme sot nga pronarët e sallave të dasmave, ishte që mos të punohet më me standarde të dyfishta!/Scanner/