Video/Foto

“Oh, çfarë kali je”/ SKANDAL në Bosnje, këshilltarja i hipën mbi shpinë kryetarit të Bashkisë

Një video e publikuar së fundmi është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet këshilltarja e kryetarit të bashkisë në Banja Luka në Bosnje-Hercegovinë, e cila i hipën mbi shpinë kryetarit.

“Çfarë kali je?”- dëgjohet të thotë ajo teksa të dy qeshin. Kryetari Drasko Stanivukoviç njihet për dashurinë që ka ndaj kuajve ndërsa në video këshilltarja e tij Olga Babiç shfaqet e ulur në pjesën e pasme të kryetarit, i cili mesa duket po e mëson të kalërojë.

“Ti e drejton shpinën dhe më merr jakën, sikur frenat të ishin nga një kalë”- thotë në një moment Stanivukoviç, ndërsa vajza e ulur në kurriz nga ana tjetër bërtet “ojha”.

Ai pastaj i jep asaj udhëzime se si të drejtojë kalin. Më pas ajo bie në krahët e tij dhë të dy duken shumë të lumtur. Videoja ka shkaktuar reagime të shumta tek qytetarët.

https://www.youtube.com/embed/816rjY9eIXE